Një prezantim krejt ndryshe kanë  zgjedhur maturantët e degës së pikturës të shkolles artistike “Jakov Xoxa “në  Fier. Rreth 90 piktura te realizuara në teknika të ndryshme dhe fotografi janë prezantuar për herë të parë para publikut fierak. Sipas Drejtorit të shkollës Andi Bakiu, kjo eshtë nje risi në  vecanti për diplomantët e degës së pikturës që ballafaqohen për herë të parë me publikun.

Ky prezantim por edhe punët e arrira të nxënësve kanë ngjallur mjaft emocione edhe tek profesorët e degës së pikturës që kanë qenë pranë krijuesve të rinj gjatë viteve të shkollës.

Ndërkohe  vetë  nxënësit kanë përjetuar emocionet e ballafaqimit me një publik më të  gjerë si edhe praninë e miqve dhe familjarëve.

Shkolla artistike “Jakov Xoxa “në Fier vijon traditën duke përgatitur  artistë të rinj në  degët  muzikë, pikturë dhe fotografi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds