75 banesa brenda dhe jashtë argjinaturës janë nën pushtetin e ujit në fshatin Ferras, zona mé e prekur nga pérmbytjet né qarkun e Fierit. Mes ujit e baltës ata rrëfejnë momentet e vërshimit të ujit, situatë që i ka gjetur térësisht të papërgatitur. As masat e marra nẽ momentin e fundit nuk mundën tu vinin në ndihmë banorëve pasi ujrat kanë vërshuar nga të gjitha anët.

Pavarësisht se uji arriti mbi 1 metër , banorët nuk u larguan nga banesat , me shpresën per të shpëtuar ç, të mundin dhe per të mos lënë vetëm bagëtitë të  cilat i kanë nxjerë në rrugë. Ata e kané kaluar natén ose né makiné , ose né kuzhinat né oborret e banesave té cilat i kané shpëtuar pérmbytjes.

Mëngjesin e sotëm komisionet e verifikimit të dëmeve kanë dalë në terren për të verifikuar dëmet ndërkohë që banorët mbeten me shpresën e përfitimit të dëmshpërblimeve.

Ata pohojnë gjithashtu se pasojat e përmbytjes së tanishme janë shume herë më të mëdha krahasuar me ato të mëparshmet.Ndérkohé sipérfaqe té tëra tokash bujqësore ndodhen nën ujë duke e bërët edhe më të vështirë situatën e familjeve të dëmtuara .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *