Ditët e para të vitit 2024 kanë mbipopulluar urgjencën e spitalit Rajonal në Fier. Burime zyrtare nga ky spital pohojnë se që nga 1 Janari numëri i pacientëve të paraqitur në urgjencë ka shkuar në afro 1300 pacientë, 110 deri 120 vizita në 24 orë, por që në 24 orët e fundit ka ardhur në ulje. Kryesisht ka pasur vizita në ditët e para të janarit ku ka pas flusk emigrantësh që kanë qënë të prekur me viroza

Mjeku pohon faktin se nga testimet qe jane kryer kemi te bejme me viroza te stinës e jo covid 19. Ai pohoi faktin se pacientët me siptoma më të lehta te drejtohen tek mjeku i familjes. Kryesisht të prekur ka të moshës së tretë që përveç virozave kanë dhe sëmundje bashkëshoqëruese.

Mjeku ka përmendur dhe masat  apo kujdesin që duhet të kenë pacientët në raste të shfaqjes së virozave të stinës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *