Kanë kaluar më shumë se tre javë nga përmbytjet e shkaktuara nga dalja e lumit Vjosë nga shtrati, por gjurmët e saj ende janë të dukshme në Ferras ku plot 120 familje u përmbytën. Dhjetra familje ende janë në proces rikuperimi, ndërsa dëmet mbeten të konsiderueshme jo vetëm në orendi shtëpiake, pajisje elektro – shtëpiake, por edhe në dëmet strukturore në banesa, pa llogaritur dëmet e shumta në të mbjella. Po flemë mes lagështirës thonë banorët duke rrezikuar shëndetin.

Banorët thonë se verifikimi i dëmeve është bërë, por ndihen mosbesues në përfitimin e një dëmshpërblimi të shpejtë, pasi vetëm disa ditë më parë është bërë pagesa e plotë e dëmshpërblimeve të  përmbytjeve të vitit 2021.

Përballë kësaj situate ata kërkojnë ndihmë konkrete nga shteti, pasi 20 ditë pas përmbytjes së pazakontë ndihen të braktisur në fatin e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *