14 shkurti është Dita e Shën Valentinit, ditë për dashurinë që festohet duke dërguar lule, çokollata dhe dhuratat simbolike, mesazhe dashurie për partnerët ose duke organizuar një drekë, darkë ose piknik romantik. Sot në Lushnjë atmosferën e kësaj festa e shikoje vetëm tek vitrinat e dyqaneve, ku mbizotëronin dhuratat, lulet më shumë me ngjyrë të kuqe, pasi në rrugë kishte pak çifte të dashuruarish edhe pse është një nga ditët më të njohura dhe të dashura të vitit.
Por çfarë është Dita e Shën Valentinit?
Kjo ditë është e lidhur me figurën e Shën Valentinit, ipeshkëv i njohur për jetën e tij të shenjtë dhe përhapjen e mesazhit të dashurisë duke u dhuruar trëndafila çifteve të fejuara për t’u uruar një bashkim të lumtur, besohet që u martirizua më 14 shkurt të vitit 273 nën perandorin Aureliano në Romë për besimin e tij.
Ai besohet se jetoi në shekujt III–IV dhe ishte ndër ipeshkvijtë e parë të Terni në Itali.
Festa mori kuptim më të gjerë me kalimin e kohës dhe u bë simbol i dashurisë dhe përkushtimit mes njerëzve, duke ruajtur mesazhin se dashuria e vërtetë kërkon sakrificë, besnikëri dhe dhurim të sinqertë ndaj tjetrit.
