29 Nëntori, Dita e Çlirimit të Atdheut nga pushtuesit nazifashistë është festuar edhe në Fier.

Veteranë, drejtues institucionesh, deputetë,  qytetarë me buqeta e kurora lulesh i janë drejtuar Varrezave të Dëshmorëve në Fier në nderim të të rënëve për çlirimin e vendit.

Kryebashkiaku i Fierit  Armando Subashi u shpreh se  duhet me shumë punë dhe dashuri mes njeri – tjetrit për të ndërtuar Shqipërinë.

Në ceremoninë përkujtimore tek Varrezat e Dëshmorëve, homazhe u kryen edhe nga familjarë të dëshmorëve, qytetarë e personalitete të shquara fierake ndërsa opozita nuk ka qënë e pranishme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *