111 vjetori i Policisë së Shtetit u festua sot në ambientet e Komisariatit të Policisë Lushnjë me një aktivitet në të cilin morën pjesë  uniformat blu në detyrë dhe jo në detyrë, dy deputetët e PS të Lushnjës zonja Tatjana Piro dhe zoti Bujar Çela, Nenkryetari I Bashkisë Elton Korreshi, përfaqesues nga komunitetet fetare si dhe qytetarë.

Ceremonia u hap me ekzekutimin e himnit të flamurit dhe më pas vazhdoi me fjalën e Shefit të Komisariatit të Policisë së Lushnjës Agim Basha.

Nënkryetari i Bashkisë Korreshi, tha se shpreh mirënjohje për punonjësit e policisë të cilët kanë mbrojtur jetët e qytetarëve duke rrezikuar jetët e tyre.

Deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela u shpreh se pa Policinë e Shtetit nuk mund të ekzistojë shteti që duan qytetarët.

Në mbyllje të këtij aktiviteti u zhvillua një koktej.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”aW2Z7O99uF8″]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *