Në natën e tretë të edicionit të 64-t të Festivalit të Këngës në RTSH, u shpallën 23 artistët finalistë që do të ngjiten në skenë mbrëmjen e natës finale.

Prezantuesit e këtij edicioni, Salsano Rrapi dhe Arilena Ara njoftuan se televotimi është hapur zyrtarisht për 23 këngëtarët finalistë që do të garojnë në natën finale të së shtunës.

23 këngëtarët finalistë kanë të bashkëshoqëruar edhe kodin përkatës përmes së cilit shqiptarët mund të votojnë nga Shqipëria dhe Kosova.

Publiku shqiptar do të ketë mundësi që të votojë me SMS nga Shqipëria dhe Kosova deri në pesë herë nga i njëjti numër telefoni.

Nga Shqipëria mund të votoni në numrin 56789 ku një mesazh kushton 60 lekë, ndërsa nga Kosova votoni në numrin 55789 ku një mesazh kushton 1 euro.

Fituesi i Festivalit të Këngës do të shpallet përmes një bashkimi votash, 50 për qind vlerësimi i jurisë dhe 50 për qind vota e publikut përmes SMS-ve, duke fituar kështu të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.

Tre netët e Festivalit të Këngës në RTSH, përcollën te spektatorët dhe teleshikuesit, emocione të mëdha, mes këngëve, performancave artistike dhe natës së nostalgjisë, me hitet e famshme muzikore të interpretuara ndër vite në skenën e këtij kompeticioni të rëndësishëm artistik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *