Ka çelur siparin edicioni i 13 i Festivalit Folklorik Tipologjik i Valles Burimore në Lushnjë për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të trevave shqiptare. 16 grupe folklorike nga të gjitha trevat e Shqipërisë që marrin pjesë në festival mbajtën një paradë në rrugët e qytetit. Atmosfera e veçantë u kthye në një festë nga grupi i këngëve dhe valleve të Qendrës Kulturore Lushnjë të cilët mirëpritën artistët me këngë e valle.
Kryetarja e bashkisë Eriselda Sefa mikpriti dhe u uroi suksese grupeve pjesëmarrëse.
Grupi i parë konkurues ishte nga qyteti i Sinjalit, më pas festivali vijoi me interpretimin e grupe të tjera. 8 grupe performuan në natën e parë dhe 8 të tjera do të konkurojnë në natën e dytë, ku do të ndahen dhe çmimet nga një juri e specializuar.
Drejtori Artistik i festivalit zoti Niko Kotherja foli për festivalin, një event që ruan traditat, kostumografinë dhe vallen burimore të trevave shqiptare.