“Festa e Vreshtarisë” me panairin lokal është kthyer në një traditë për zonën e Allkaj.
Banorët, fermerët, vizitorët dhe mbi të gjitha fëmijët u nblodhën së bashku për të festuar prodhimet e vreshtarisë dhe të gjitha prodhimet e bujqësisë. Përmes reklamimit të këtyre prodhimeve tregohet lidhja e fortë e fermerëve me tokën, por edhe traditat që u prezantuan bukur përmes recitimeve, valleve, gatimeve tradicionale dhe punimeve artizanale të përgatitura me kujdes nga fëmijët e shkollave Allkaj dhe Toshkës. Përveç rrushit të binin në sy edhe prodhimet e verës artizanale me të cilën banorët krenohen për cilësinë që ka.
Në festë mori pjesë edhe Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa e cila përshëndeti këtë traditë të bukur dhe vlerësoi zhvillimin e bujqësisë e cila është e lidhur ngushtë me zhvillimin e zonës.
