Bashkia e Lushnjes ka organizuar festën e ullirit në njësinë administrative Dushk. Prodhues të ullirit dhe vajit të tij nga e gjithë treva kodrinore e Lushnjës, ku 90% e aktivitetetit bujqësor është mbjellja dhe kultivimi i kësaj kulture, kanë ekspozuar produktet e tyre. Për shkak të thatësirës motit të paqendrueshëm prodhimi i ullirit dhe vajit të ullirit është në nivelet më të ulëta. Si rezultat i prodhimit të paktë dhe rendimenteve të ulëta këtë sezon është dyfishuar çmimi i tregtimit të vajit të ullirit, ku një litër vaj tregtohet me 7-8 mijë lekë të vjetra.
Në këtë festë janë ekspozuar dhe prodhimet e kulinarisë së zonës të shoqëruara nga një koncert i nxënësve të shkollës Dushk.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”0Pb42M1hO78″]
