Festa e Ullirit në njësinë administrative Dushk është kthyer në një traditë që promovon pasurinë bujqësore dhe kulturën e ullirit në këtë zonë.

Prodhuesit e ullirit, banorët dhe vizitorët u mblodhën bashkë për të festuar në fshatin Dushk me një panair me prodhime vendase, koncert me muzikë, këngë e valle popullore,vjersha për ullirin nga nxënësit e shkollës së bashkuar Dushk dhe degustime të vajit të freskët të ullirit organizuar nga bashkia e Lushnjës.

E pranishme ishte Kryetarja e bashkisë Eriselda Sefa që shoqërohej nga deputeti Elton Korreshi. 

Organizime të tilla e ndihmojnë zonën se i shtojnë numrin e konsumatorëve dhe blerësve të produkteve bio sidomos të vajit të ullirit që është përfaqësim i zonës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *