Shën Valentini njihet si dita e të dashuruarve, por së fundi festa ka nisur të marrë tjetër kuptim, duke u transformuar në një mesazh dashurie edhe për anëtarët e familjes, shoqërinë, kolegët, komunitetin ,e kryesisht duke mos u kremtuar fare.
Në krahasim me vitin e kaluar kjo festë është duke mos u festuar më nga qytetarët e Lushnjës.Përveç moshave mesatare dhe moshave të treta shihet se çiftet nuk kanë zgjedhur ta festojnë Shën Valentinin sot.Shume pak vajza shihen me lule në duar .
Ashtu si dhe qytete e tjera edhe qyteti i Lushnjës çdo vit kanë qenë të mbushura me të kuqe, me lule e tollumbaca, shenjat që simbolizojnë këtë festë për çiftet,por këtë vit nuk shikohet kjo gjallëri asgjekundi.
Shitësit e luleve shprehen jasht kamerave se në krahasim me vitet e mëparshme këtë vit zërë se nuk u festua fare.Ata pohojnë se shkaku kryesorë mbetet emigrimi ,pasi e gjithë mosha e re ka zgjedhur të largohet nga vendi jonë.
Zakonisht, në këtë ditë shtoheshin rezervimet në restorante, kërkesat për lule ,çokollata e kartolina për familjarët,bashkëshortet, në shenjë dashurie dhe respekti ,por sot duket se nuk janë kremtuar pothuajse fare.