Festa e Abetares është ngjarje e veçantë në jetën e të gjithë fëmijëve të klasës së parë.
Ata tashmë kanë mësuar të shkruajnë e të lexojnë shkronjë pas shkronje, numër pas numri dhe me veshjet e tyre festive, festojnë sot pavarësinë për të hyrë në botën e madhe të librit e shkencës.
Në Festën e Abetares të klasës së parë të shkollës jopublike “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” e cila u zhvillua në Qendrën e Artit “Vaçe Zela” u lejuan lotët dhe gëzimi, pasi mësuesi kupton që e përmbushi misionin e tij me sukses dhe prindi kupton se fëmija e tij e lexon vetë përrallën e preferuar.
Fëmijët kënduan, recituan dhe kërcyen nën tingujt e bukur të muzikës.
Mësuesja kujdestare Deje Korreshi shpërndau çertifikata fëmijëve për përfundimin me sukses të klasës së parë. Në emër të Drejtorisë së shkollës jopublike “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” përshëndeti prindërit e pranishëm në këtë festë të bukur mësuesja Loreta Lamaj.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”ckjkb1ezsN8″]
