Fermerët e zonës kodrinore të Lushnjes dhe kryesisht të njësisë administrative Hysgjokaj aktivitetin bujqësor e kanë të shtrirë në kultivimin e perimeve në sera diellore. Prej 20 ditësh fermerët e fshatit Çanakaj në Hysgjokaj kanë nisur të tregtojnë trangullin e hershëm. Aktualisht një kg trangull në tregun e shumicës po shitet me 40 deri në 50 lekë. Ky çmim luhatet nga dita në ditë dhe komandohet kryesisht nga pikat e grumbullimit. Nga 120 lekë kg dy javë më parë, sot fermerët e shesin me 40 deri në 45 lekë një kg trangull dhe tendenca është në ulje,pasi sipërfaqet e mbjella këtë vit janë tepër të larta duke tejngopur tregun.

Me çmimin çdo ditë në rënie, fermerët janë duke shitur nën kosto. Mungesa e orientimit të fermerëve si dhe mungesa e kontratave paraprake me pikat e grumbullimit apo edhe tregtarëve është një fenomen që përsëritet çdo vit, por këtë e vuajnë më së shumti fermerët që kanë kultivuar trangull duke u nisur nga ecuria e kësaj kulture vitin e shkuar.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”Kmj5Kwbaf1w”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *