Në Skemën Kombëtare të Investimeve numri më i lartë i aplikimeve nga fermerët për përfitim të mbështetjes financiare nëpërmjet granteve rezultoi për mekanizimin dhe modernizmin e fermave bujqësore.

Nga 801 aplikime që u dorëzuan nga fermerët, sipas të dhënave të pubikuara nga AZHBR, kategoria më e kërkuar ka qenë ajo për mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës në fermat bujqësore dhe blegtorale, me 355 aplikime, që përbëjnë 37.51% të totalit.

Pas saj renditen Agroturizmi me 83 aplikime (12.76%), duke reflektuar potencialin në rritje të këtij sektori që bashkon bujqësinë me turizmin rural.

Mbjelljet e reja të pemëve frutore, ullinjve, agrumeve dhe vreshtave, me 80 aplikime (12.09%).

Përpunimi dhe paketimi i produkteve bujqësore, me 76 aplikime (10.62%).

Për mbështetje financiare për sistemet e ujitjes me pika, të domosdoshme për efikasitetin e ujit në kushtet e ndryshimeve klimatike, me 88 aplikime (10.98%).

Disa sektorë kanë rezultuar me interes më të ulët: Ndërtimi i ambienteve për mbarështimin e kafshëve dhe shpendëve: 62 aplikime (8.17%).

Ndërtimi i serrave diellore për perime dhe fruta: 42 aplikime (6.57%). Rrjetat për mbrojtje nga breshëri: 9 aplikime (1.02%). Akuakultura detare: vetëm 6 aplikime (0.88%).

Aplikimet për skemën kombëtare të investimeve u mbyllën më 30 shtator 2025. Krahasuar me vjet aplikimet janë dyfishuar.

Për 2024 me Skemën Kombëtare të Investimeve në Bujqësi 2024 u regjistruan gjithsej 404 aplikime, prej të cilave 360 aplikime përmbushën kriteret e përzgjedhjes dhe 280 aplikime janë të kualifikuara.

Numri më i lartë i të kualifikuarve sipas AZHBR ishte për investime në mekanizimin e fermave; ndërtimin e stallave blegtorale dhe stabilimenteve për rritjen e shpendëve; Ndërtimin e serrave diellore. Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ofron një mbështetje financiare prej 20 milionë eurosh, dhe përfshin mbështetje në formën e granteve deri në 50% të vlerës së investimit, kredi të buta me normë interesi 2%, si dhe garanci sovrane për lehtësimin e aksesit në financim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds