Fermerët e zonës së Frakullës kanë kundërshtuar urdhërin e Kryemistrtrit Rama për lirimin e hapësirave anës autostradave deri në 20 metra larg. I kemi ndërtuar 15 metra larg  thonë ata dhe i kemi tenda provizore, sezonale në tokat tona.

Me këto tenda ushqehemi, shesim prodhimet tona tek tregtarët  që vijnë nga jugu, kemi  numër nipti, dhe prodhinet i kemi tonat.

Qeveria nuk na ka shpronësuar me tokat që na mori për ndërtimin e austostradës, nuk ka ndërtuar rrugë dytësore , çfarë kërkon më?! Të plotësojnë këto  kushte e jemi dakort, thotë i indinjuar fermeri Sefer Fera.

Ndërkohë për blerësin mirditor Marjan Lleshaj, ky vendim tejkalon çdo limit. Në Greqi nuk i ndalon askush thotë ai.

Fermerët  kanë protestuar  njëzëri ndaj urdhrit  të  Kryeministrit Rama, pas njoftimit që u është bërë paraditen e sotme nga përfaqësues të IKMT – së , të cilët kanë lajmëruar çdo tregtar që të largojnë tendat 20 metra larg autosradës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *