Çmimi i ulët i trangullit dhe domates është kthyer në shqetësimin më madhor për fermerët e  Sukut dhe Samaticës. Sipas tyre kjo situatë i ka vënë në vështirësi serioze, pasi çmimi i ulët nuk arrin të mbulojë dot as kostot  e  shpenzimeve të mëdha.

Ata thonë se aktualisht domatja po shitet me 40 lekë për kg ndërkohë që  në vende të tjera tek fermeri po shitet  100 – 120 lekë teksa theksojnë se trangulli në këtë periudhë  po dorëzohet pa çmim pasi vlera eshte mjaft e ulët. Sipas prodhuesve kjo është lojë  e përsëritur e grumbulluesve  dhe këmbëngulin se në këtë  situatë nderhyrja e ministrive të  linjës  është jetike në mënyrë që prodhimi të vlerësohet dhe të  shkojë  për eksport. Fermeret shprehen gjithashtu se malli i tyre shkon në Gjermani e kudo në Europë dhe plotëson të gjitha kriteret e cilësisë së lartë.

Në zonë  ka edhe fermerë  që kanë lënë emigrimin per të investuar në bujqësi në vendin e tyre por mungesa e vëmëndjes nga shteti dhe problemet me të cilat po përballen  i kanë demoralizuar së tepërmi. 

Siperfaqet e mëdha me sera  në zonë luajnë një rol parësor në  ekonominë e fermerëve.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”Egraeig6eH0″]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *