Fermerët e Divjakës që kultivojnë pataten verore apo të hershme janë duke u përballur këtë sezon me çmime shumë të ulëta. Ndonëse ka prodhim cilësor, çmimi aktual me 20 deri në 25 lekë për kilogram nuk justifikon as shpenzimet. Fermerët janë të detyruar të shesin, pasi duan të bëjnë gati tokat për mbjelljet e tjera dhe kërkojnë ndërhyrjen e shtetit, i cili nuk ka politika mbrojtëse nga patatet që hyjnë nga importi, madje disa fermerë nuk kanë interes as t’a shkulin prodhimin dhe po e lenë në parcela.
Në Divjakë kultivimi i patates së hershme zë një sipërfaqe prej mbi 200 hektarë dhe investimi i fermerëve është shumë i madh, por ky sezon mund të quhet sezon i dështuar.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”LZE8njUhvtU”]