Fermerët e Divjakës që kultivojnë pataten e hershme nxitojnë ta nxjerrin në treg prodhimin për shkak të çmimit të kënaqshëm 60 lekë për kilogram . Këtë sezon sipërfaqja e kultivuar me patate në fushat e Divjakës është e konsiderueshme dhe hershmëria siguron të ardhura pavarësisht se rendimenti është më i ulët.

Fermerët shprehen se pavarësisht fitimit jo të lartë, të paktën sigurojnë farën për mbjelljen e vjeshtës, në një kohë që shpenzimet e tjera në inpute e mekanikë rriten gjithashtu edhe pagesa e punëtorëve është rritur shumë, pasi mungon fuqia punëtore.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”_f3m-h4RGrQ”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *