Gjatë gjithë vitit, por sidomos në stinën e verës, kur dyert e shkollës janë mbylllur dhe fëmijët kanë nisur pushime, shumë prindër sfidohen në përpjekjet e tyre për t’i larguar ata nga pajisjet elektronike dhe për t’i afruar më shumë me  librat.

Numri i fëmijëve në biblkiotekë gjatë muajve të verës rritet, pasi sektori me librat për fëmijë është i hapur,  thotë Luiza Ponoçi, punonjëse e bibliotekës tek këndi i fëmijëve.

Zonja Ponoçi tregon edhe titujt e librave më të preferuar për fëmijët gjithashtu vjen edhe me propozime për librat që ata mund të lexojnë. Këndi i fëmijëve është pasuruar me libra të rinj që i janë dhuruar bibliotekës.

Ajo i inkurajon fëmijët të lexojnë sa më shumë, sepse librat janë dituri dhe një mundësi e mirë për tu zhytur në botën e aventurave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds