Në qytetin e Lushnjes vijon puna për lirimin e hapësirave publike nga zaptimet e paligjshme ku përfshihen objekte shërbimi, tenda të palëvizshme, pemë të mbjella jashtë vendeve të përcaktuara.

Kjo është faza e dytë ku policia bashkiake me mbështetjen e policisë së shtetit, IKMT Lushnje dhe përfaqësuesit e rajoneve vazhdon punën në të gjitha hapësirat e zëna.

Faza e parë ka përfunduar me njoftimin zyrtar për të gjithë subjektet që kanë zënë hapësirat. Në këtë aksion të nisur prej ditësh ka patur dhe qytetarë që i kanë larguar vetë materjalet dhe puna vazhdon intensivisht për ata që nuk i kanë liruar akoma hapësirat sipas afatit të përcaktuar. Në këtë aksion bashkia ka ofruar dhe mjete dhe fuqi punëtore për largimin e materialeve.

Aksioni do të vijojë deri në përfundimin e lirimit të të gjitha hapësirave të zëna tha ndër të tjera drejtori i policisë bashkiake Lushnje zoti Jashar Saraçi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *