Nxënësja ekselente Fatma Maila e cila mbaroi gjimnazin në shkollën jopublike “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” u dekorua me “Medalje të Artë” së bashku me 189 nxënës të tjerë nga i gjithë vendi për arritjen e rezultateve të shkëlqyera në mësime në gjimnaz dhe maturë.

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro dhe Kryeministri Edi Rama dekoruan me“Medalje të Artë” 190 nxënësit ekselentë në ceremoninë tradicionale që u mbajt tek Kryeministria. Në këtë ceremoni Ministrja Kumbaro uroi nxënësit për arritjet e shkëlqyera në mësime dhe lexoi disa fragmente nga letra “Bija ime” e shkrimtares Maja Anxhelos.

Kryeministri Rama u shpreh se ky rezultat dhe ky sukses janë shembuj frymëzues për shoqërinë dhe brezin tuaj dhe për mua personalisht se na nxisin të vazhdojmë më tutje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *