Paralelisht me zhvillimin e seancës plenare, ku pritet të shqyrtohet dhe të kalojë për votim projektligji për barazinë gjinore po mbahet para Kuvendit protesta “Pro Familjes” para Kuvendit.
Pjesë e protestës janë bërë edhe deputetët e opozitës, Sali Berisha, Klevis Balliu dhe Tedi Blushi, Belind Këlliçi, Tritan Shehu.
Pastori Akil Pano nga protesta tha se ky pr.ligj është një trup i huaj. “Ky është një trup i huaj. Një kancer që do të shkatërrojë trupin tonë. Është një projekt i sjellë nga Soros.”, tha ai.
Më herët kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një thirrje publike për pjesëmarrje në tubimin paqësor që po zhvillohet përpara Parlamentit të Shqipërisë, në Tiranë.
Në postimin e tij në rrjetet sociale, Berisha e ka cilësuar këtë nismë si “projektligj antikombëtar, antifamilje dhe antifëmijë”, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë për të “mbrojtur vlerat e familjes tradicionale”.
“Familja na thërret!”, shkroi Berisha në thirrjen e tij publike.
