Familja Beqari në Çermë Proshkë ka hapur dyert e mortit pas lajmit se vajza e tyre është vrarë nga bashkëshorti në Greqi, ku jetonte me dy fëmijët e saj 9 dhe 12 vjeç.
Alba Cenko, një prej 6 fëmijëve të familjes Beqari u gjet e vrarë mbrëmjen e djeshme në banesën e saj. Bashkëshorti i kishte vrarë me çekiç dhe prej një jave trupin e saj e mbante në papafingon e banesës.
Edhe pse kërkuam nga familjarët të na flasin në lidhje me këtë ngjarje të kobshme ata nuk pranuan të prononcohen. Në heshtje familja Beqari ka hapur dyert e mortit dhe pret ardhjen e trupit të pajetë të Albës 32 vjeçe e cila la pas dy fëmijë të mitur. Sipas mediave greke, autori Kastriot Cenko bashkëshortii saj e ka vrarë për motive xhelozie.