Serbia barazoi pa gola ndaj Shqipërisë në Tiranë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

Federata Serbe e Futbollit, në një deklaratë zyrtare falenderon Federatën Shqiptare për mirëpritjen, ndërsa sipas tyre, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për tifozët.

“Përpara të vërtetës së shëmtuar, me të cilën u përballën lojtarët tanë në fushë, duam të theksojmë faktin se e gjithë ekspedita e Federatës së Futbollit të Serbisë, që nga minuta e parë deri në minutën e fundit të qëndrimit të tyre në kryeqytetin shqiptar, pati një pritje të jashtëzakonshme nga Federata e Futbollit të Shqipërisë dhe presidenti Armand Duka. Që nga pritja në aeroport deri në nisjen nga Tirana, ndiem respekt dhe vëmendje”, shkruan Federata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds