Një fabrikë mobilerie në pronësi të shtëtasit H. B ka marë flakë rreth orës 13:50 në fshatin Ferm – Çlirim, në Fier.

Fillimisht zjarri ka rënë në magazinat e fabrikës dhe më pas është përhapur me shpejtësi në ambientet e tjera. 4 mjete zjarrfikëse të Fierit dhe Patosit janë duke punuar për neutralizimin e flakëve, por e kanë shumë të vështirë, pasi në magazina ndodhen matëriale  lehtësisht të djegshme.

Ndërkohë rreth 50 punëtorë të kësaj fabrike janë duke u përpjekur të nxjerin prej ambienteve të papërfshira nga flakët bazën materiale.

Në vendngjarje ndodhet edhe policia, ndërsa re tymi të zeza kanë mbuluar të gjithë zonën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”rjzrVmgX4v4″]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds