Ezaurimi i tokës në varrezat publike të qytetit të Fierit vetëm një muaj më parë mbetej një ndër problematikat më madhore që kërkonte zgjidhje të shpejtë. Hapësira prej 2.2 ha , e shpronësuar një muaj më parë me vendim të Këshillit Bashkiak do të jenë zgjidhja e problemit. Sipas Drejtoreshës së gjelbërimit, pastrimit, dhe shërbimeve publike pranë bashkisë Fier, Entela Kola, ndryshe nga varrezat publike ekzistuese , ku mungesa e sipërfaqes për varre të reja ka shkaktuar bllokimin e rrugëve të aksesit , të zëna tashmë me varre të reja, duke krijuar një situatë shumë kaotike, sipërfaqja e re shtesë do të ndërtohet me një konceptim të ri , shumë ndryshe nga ajo cfarë ofrohet deri më tani.
Po sipas Drejtoreshës Kola , shtimi i sipërfaqeve të reja do të kërkojë si domosdoshmëri edhe shtimin e fuqisë punëtore dhe të mjeteve të pastrimit , pasi vetëm për periudhën 2022- 2024 , numri i vdekjeve ka arritur në 14 mijë , ndikuar edhe nga covid 19, duke rritur nevojën për më shumë shërbime.
Kola ka pohuar gjithashtu se zgjerimi territorial i varrezave të qytetit në të ardhmen mund të sjellë edhe domosdoshmërinë e ngritjes së varrezave murale.
Ndërkohë shtimi i sipërfaqeve të reja mbetet domosdoshmëri edhe në disa zona rurale ku po vijon procesi i shpronësimit teksa fenomen mbeten edhe varrezat farefisnore ku vetëm në zonën e Cakranit numërohen mbi 80 të tilla.
Varrezat publike të qytetit të Fierit shtrihen në një sipërfaqe prej 22 ha dhe datojnë që nga viti 1974. Në to prehen mbi 100 mijë njerëz të larguar nga kjo jetë , ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është shënuar përgjatë dy viteve të pandemisë me 800- 820 varrime nę vit.
