Erozioni i lumit Vjosa në fshatin Kashisht nẽ Fier, është shfaqur frikshẽm vitet e fundit duke përpirë sipërfaqe të konsiderueshme tokash bujqësore dhe duke rrezikuar banesat përgjatë shtrirjes së lumit. Banorët shprehen tepër të shqetësuar nga ky rrezik qẽ u kanoset çdo herẽ qẽ ka reshje intensive, ndẽrsa theksojnẽ se situata është përkeqësuar më shumë edhe për shkak të punimeve jocilësore të panelëve mbrojtës . Të vetmet panele qẽ vazhdojnë t’i rezistojnë gërryerjes janë ato të ndërtuara rreth viteve 1970-të.
Nděrkohë prurjet e Vjosës kanë nxjerrë jashtë funksionit edhe sipërfaqe të tëra bujqësore e jobujqësore për të cilat banorët nuk janë dëmshpërblyer asnjëherë.
Për përgjegjěsin e sektorit teknik pranë Bordit të Ujitjes dhe Kullimit, Fier, Evarist Koliçi që prej vitit 2024, Bordi i Kullimit dhe Ujitjes nẽ bashkẽpunim me Ministrinẽ e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, kanẽ hartuar njě projekt zbatimi, por pritet miratimi i lejes nga institucionet pẽrkatëse pasi shpallja Park Kombëtar me vendim qeverie e lumit Vjosë i ka vështirësuar me shumë procedurat.
Ndërkohë ky apel vjen fuqishëm njëzëri nga banorët për t’i dhënë fund përfundimisht dëmeve të vazhdueshme të lumit.
