U mblodh këtë të hënë Këshilli Bashkiak i Vlorës, pas vendimit të Ermal Dredhës për t’u dorëhequr si Kryetar i bashkisë.
Në mbledhje u diskutua zëvendësimi i Kryetarit të dorëhequr, me një nga nënkryetarët.
Bëhet fjalë për Elis Halili, Irena Toshkallari dhe Klea Lalo. Gjatë mbledhjes nuk kanë munguar as debatet.
Dredha e mori detyrën e Kryebashkiakut të Vlorës në vitin 2023. Në atë kohë ai zëvendësoi Dritan Lelin.
Këshilli Bashkiak i Vlorës zgjedhi Elis Halilin për të mbajtur detyrën e Kryebashkiakut të Vlorës deri në zgjedhje pas dorëheqjes së Ermal Dredhës.
Seanca e këshillit bashkiak u shoqërua me debate të ashpra, ndërsa përveç Halilit u përfolën edhe emrat e dy nënkreytareve të tjera, Irena Toshkallari dhe Klea Lalo.
Ermal Dredha dha dorëheqjen disa ditë më parë nga drejtimi i bashkisë, detyrë të cilën e mbante prej vitit 2023 kur zëvendësoi Dritan Lelin.
