“A e shihni ju se edhe imunitetin po e përdor për të mbuluar Agasin. A e dini ju se Agasi është sot i lirë nga kafja në kafe? A e dini ju se Agasi është organizatori i kërcënimit të prokurorëve? Në vitet 2005-2013 janë arrestuar dhe vendosur para ligjit 1500 banditë dhe kapobanda, prej tyre, disa, jo pak, kanë marrë dënime përjetë dhe janë edhe sot. Disa u lirua nga Edi Rama. Të tjerë kanë marrë dënime 25-30 vite e me radhë. Por ju jeni dëshmitarë, nuk ka pasur kërcënime të paktën prokurorë nuk kanë dalë publikisht të thonë se po na kërcënojnë. Unë besoj se kanë kërcënime sot. Nuk i shtojnë ata. Unë e kam kollaj të them se Altin Troplini gënjen, jo nuk them se gënjen.
Sepse mekanizmi i kërcënimit me jetë të tyre është mekanizmi që përdor Edi Rama nëpërmjet Ergys Agasit. E patë ekzekutimin në sheshin e pushtetit? Aeroporti është sheshi i pushtetit. Është sheshi më i mbrojtur i vendit.
Aty mund të ekzekutojë vetëm policia. Askush tjetër nuk çmendet të marrë guximin të kryejë atë vrasje që e panë shqiptarët. Ajo ishte vrasje e organizuar nga Ergys Agasi. Ishte nga ato që thoshte pam, pam, pam. E dëgjuat ju. Plus pastaj e vërteta është se e tepruan kur e krahasuan me dosjen e atij tjetrit, se nuk ka ndonjë ngjashmëri të madhe. Por nuk është se galeria e Ergys Agasit, e videove dhe fotografive është nga më të turpshmet dhe në krye të këtij turpi qëndron Edi Rama,” tha Berisha.
