Bashkia Lushnjë ka emëruar drejtues të rinj në disa nga drejtoritë kryesore  në kuadër të riorganizimit të administratës vendore. Gjatë një takimi me strukturat e Partisë Socialiste, zv. Kryeministrja Belinda Balluku prezantoi tre nga emrat e rinj që zëvendësuan vendet vakante pas dorëheqjeve të kërkuara më herët nga Kryeministri Rama për të gjitha drejtoritë e bashkisë.

Tre emërimet e para të konfirmuara janë:

  • Elida Mezini, Nënkryetare e re e Bashkisë Lushnjë
  • Arjola Beqo, Drejtore e Urbanistikës
  • Elson Zeka, Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike

Ndërkohë emërimet e tjera në drejtoritë e bashkisë do të ndodhin në ditët në vijim. Ky riorganizim synon të sjellë më shumë efikasitet dhe frymë të re në administratën vendore.

Kujtojmë që në kuadër të porosive të Kryeministrit në Bashkinë e Lushnjës dhanë dorëheqjen në muajin korrik 13 drejtorë të këtij institucioni, 10 drejtues të Njësive Administrative dhe 5 drejtues të rajoneve të qytetit të Lushnjës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *