Në shtëpinë muze Kongresi i Lushjës u hap sot një ekspozitë e veçantë me punimet më të mira në pikturë nga nxënësit e talentuar të shkollave 9-vjeçare të bashkisë Lushnjë kushtuar Kongresit të Lushnjës. Ky aktivitet i organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve vazhdon kalendarin e veprimtarive të përgatitura nga kjo qendër për Kongresin
Vetë nxënësit treguan se ekspozita për Kongresin e Lushnjës ishte e rëndësishme për ta, pasi e sollën për publikun me imagjinatën e tyre të lirë, me një botë të pasur emocionesh dhe ngjyrash.
Drejtori i Qendrës Kulturore të Fëmijëve Saimir Bahja vlerësoi talentin e nxënësve dhe theksoi rëndësinë e këtij Kongresi.
Aktiviteti u ndoq me interes nga prindër, mësues, nxënës dhe dashamirës të artit. Ekspozita do të qendroj e hapur dy ditë.
