Ekspertët vlerësojnë se qeveria e re në Kosovë mund të formohet vetëm në ditët e fundit të muajit mars, duke përllogaritur afatet kushtetuese që kërkojnë negociatat për koalicione pas certifikimit të zgjedhjeve nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

 Eksperti nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj thotë se certifikimi i rezultatit mund të mbërrijë javën tjetër dhe direkt pas kësaj, Presidentja Vjosa Osmani mund të mandatojë Vetëvendosjen për formimin e qeverisë së re.

Edhe drejtori i Oda Consulting, Erblin Hoxha shprehet optimist që mesin e muajit mars të konstituohet Kuvendi i ri. Hoxha nuk beson se vendi do të shkoj përsëri në zgjedhje, të paktën jo deri vitin e ardhshëm kur Kuvendit të Kosovës do t’i duhet të zgjedh presidentin e vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds