Lushnja mbyll kampionatin me fitore dhe ngre kupën në volejbollin e femrave

Sot u zhvillua ndeshja e fundit e kampionatit të volejbollit për femra në kategorinë A1, në pallatin e sportit “Llazar Llupo” në Krutje.

Ekipi i Lushnjës u përball me ekipin e Mirditës, duke arritur një fitore të pastër me rezultatin 3 me 0. Me këtë triumf, skuadra lushnjare mbylli sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke ngritur edhe kupën e kampionatit.

Në tribunë, përveç tifozëve të shumtë që mbështetën ekipin vendas, e pranishme ishte edhe Kryetarja e Bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa.

Kryetarja Sefa u shpreh e lumtur dhe krenare për këtë fitore, duke vlerësuar përkushtimin dhe punën e ekipit.

Trajnerja e skuadrës Erilda Muço, theksoi nevojën për më shumë mbështetje nga bashkia, në mënyrë që ekipi të vazhdojë të zhvillohet dhe të arrijë suksese edhe më të mëdha në të ardhmen.

Ndërkohë, volejbollistet u shprehën krenare për arritjen e tyre, duke e konsideruar këtë titull si rezultat të sakrificës, punës në grup dhe pasionit për sportin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds