Vajza e presidentit amerikan Donald Trump, ka ndarë pamje nga Zvërneci dhe bregdeti i Vlorës. Ivanka Trump ka publikuar foto dhe video në llogarinë e saj në Instagram ku shfaqen peizazhe natyrore, si deti apo gjelbërimi i zonës, si dhe pamjet nga ishulli i Sazanit.
Në një video, ajo ka zgjedhur ta shoqërojë pamjen me bazën melodike të baladës shqiptare “Luleborë” nga kompozitori shkodran. Kujtojmë që vizita e Ivanka Trump në Shqipëri, konsiston në vlerësimin e infrastrukturës ekzistuese dhe mundësive që ofron zona e Vlorës për projekte të ardhshme.


