U organizua në qytetin e Lushnjës Panairi IV i librit të autorëve lushnjarë.
Aktiviteti ishte një bashkëpunim i degës së Lidhjes së Shkrimtarëve me shoqatën atdhetare-kulturore“Myzeqeja” dhe bibliotekën e qytetit.
Programi përqasej me formatin e një ndërthurjeje për sensibilizimin e publikut për të rritur ndjeshmërinë për librin artistik dhe këngëve e valleve popullore të grupit të fëmijëve.
Nxënësit e shkollës “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” interpretuan bukur disa poezi nga krijimtaria letrare e autorëve tanë.
Në emër të degës së lidhjes së shkrimtarëve takimin e hapi Kozma Gjini
Në këtë event letrar morën pjesë e përshëndetën qytetarët e pranishëm kryetarja e bashkisë zonja Eriselda Sefa si dhe prerfekti i qarkut të Fierit z. Lefter Shehaj
Pas shfaqies së bukur me këngë nga solistët e qytetit Kashari e Xhaxhaj si dhe valleve të fëmijëve të përgatiutur nga mësuese Rovena, dashamirësit e librit kaluan pranë shkrimtarëve, biseduan për rëndësinë e librit, bënë fotografi e morën autografe nga autorët.