Regjisori dhe aktori i famshëm, Robert Redford ësht ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare.
Redford ka qenë një figurë e rëndësishme midis viteve 1960 dhe 1990, përveçse një simbol seksi, ai ishte një figurë kyçe në kinemanë e angazhuar shoqërisht. Ai gjithashtu promovoi lëvizjen e filmit të pavarur duke krijuar Festivalin Sundance.
Filmat e tij më të shquar përfshijnë “Barefoot in the Park”, “Butch Cassidy”, “The Sting”, “Three Days of the Condor”, “The Great Gatsby”, “All the President’s Men” dhe “Out of Africa”.
