Një aksidenti i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali, ku viktimë ka mbetur 7-vjeçari shqiptar.

Si pasojë e përplasjes së fortë në provincën e Bolonjës, të lënduar kanë mbetur edhe babai i vogëlushit, së bashku me personin që ndodhej tek mjeti tjetër. Vogëlushi ndërroi jetë në vend.

Sipas raportimit të mediave vendase, aksidenti ndodhi rreth orës 21:00, kur një makinë “Volkswagen Corrado” që drejtohej nga një shqiptar dhe në sediljen e pasme kishte babain e tij u përplas me një  “Renault Clio” të drejtuar nga një 20-vjeçar.

Të dy automjetet e përfshira në aksident dolën jashtë rrugës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *