Egli Tako ka ndërprerë garën e Big Brother për arsye shëndetësore.

Në shtëpi hyri një zarf i kuq, të cilin e lexoi Danja dhe banorët mësuan lajmin për Eglin.

“Banorë, Vëllai i Madh ka marrë vendimin që konkurrentja Egli Tako për arsye shëndetësore të ndërpresë menjëherë garën. Egli ju uron suksese të gjithëve”, thuhej në zarf.

Më shumë rreth këtij vendimi do të mësohet në Prime-n e së shtunës.

Gjesti mbeti i habitur nga ky lajm, ndërkohë Amber dhe Jozi ia hodhën fajin banorit për largimin e Eglit në këtë pikë të lojës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *