“Ndrove jetë nẽ krahët e mi, o jetë…
Sa të lumtur ishim që më në fund Roelit po i beheshin dokumentat në ltali, që të mund ta çonim sa me shpejt tek logopedët më të mirë. Sa jemi lodhur, sa jemi stresuar… dhe askush nuk e di!
Sa të afert kemi qenë, sa bashkëpunues ne privatësine tonë, duke shijuar rritjen dhe zhvillimin e Roelit. Nuk prite ta dëgjoje duke te thirrur babi… nuk prite, Shpat. Nxitove dhe na le ketu vetem, pa ty.

E le Roelin jetim, o Shpat…
Në kohën kur më së shumti kishte nevojë për ty.
Në kohen kur duart e tuai duheshin me shumë se kurrë.
Si t’ia shpjegoj Roelit qe babi nuk
është më?
Mẽ thoje gjithmonë se do tē mẽ doje deri sa vdekja të na ndante… por pse u ndave nga jeta ne krahet e mi, pse ma kepute zemrën kështu, o jetë?
Inshallah takohemi në Xhenet…
Allahu tē deshi pranë vetes por une mezi pres tē zgjohem nga gjumi dhe te jesh ketu për ne”, shkruan ajo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *