Sipas sinoptikanëve reshjet e shiut vijojnë edhe sot pothuajse në të gjithë territorin, por në një pjesë të vendit kanë rënë dhe orët vijuese do të sjellin largimin gradual të vranësirave.

Orët e mbrëmjes do të kenë më pak reshje, ndërsa ultësira perëndimore ka pasur më shumë reshje shiu dhe rrebeshe. Përmirësimi do të vijojë edhe gjatë paradites së ditës së diel.

Në zonat veriore shi do të ketë edhe gjatë paradites, por të pakta. Pjesa e dytë e ditës së nesërme do të ketë shi në të gjithë vendin.

Parametri i erës do të jetë problematik ditën e nesërme, nga orët e para të mëngjesit deri në orën 16:00.

Në javën e ardhme do të kemi një mot më të qëndrueshëm, përjashtim bëhet në zonën veriore, por dita e mërkurë ka sinjale se do të ketë sërish vranësira dhe reshje në të gjithë vendin.

Temperaturat javën e ardhshme do të rriten lehtë duke nisur nga dita e diel. Fillim java do të sjellë një tjetër rritje dhe maksimumi do të ngjiten në 23 gradë, por e mërkura do të sjellë përsëri rënie të temperaturës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *