Mëngjesi i kësaj të mërkure po rezulton stresues për shumë biznese, siç po ndodh rëndom këto dy muajt e fundit. E-Albania, sistemi përmes të cilit funksionojnë shumë shërbime dhe për të cilin është investuar aq shumë, nuk funksionon.

Diella “fiket” sërish, bizneset mbeten pa punë

https://monitor.al/diella-fiket-serish-bizneset-mbeten-pa-pune/embed/#?secret=qSOvZBliQz#?secret=9mHae0MmBf “E-albania hapet deri në një farë pike dhe pastaj rrotullohet”, thotë një ekonomist i acaruar nga ky problem që tashmë po zgjat prej javësh. Ai ka dërguar dhe fotot, teksa përpiqet që të hyjë në sistemin self-care, përmes të cilit bizneset mund të shohin të gjitha faturat e blerjes që vijnë nga furnitorët, apo të bëjnë shërbime të tilla si fiskalizimi i importeve, Bizneset e vogla pa të punësuar mund ta përdorin për të fiskalizuar faturat e shitjes pa blerë program.

“Plus që çdo fund muaji verifikojmë blerje shitje, importe etj të programit që ne punojmë me selfcare (Sepse selfcare bën kalimin automatk të librave në e-tax)

Dhe nëse sefcare ka probleme (si sot) programi që kemi për fiskalizim faturash nuk bën fiskalizim”, thotë drejtuesja e një zyre kontabiliteti e konsulencë për biznesin.

Ekonomistë janë bërë si “gjurmues” të sistemit, duke e ndjekur minut pas minuti nëse punon apo jo, por kjo po përkthehet në kohë të humbur për ta, që askush nuk ua justifikon.

Probleme dhe për individët

Një tjetër burim i tha Monitor se edhe te kolaudimi i makinave ka rënë sistemi.

Edhe nëse do të shkarkosh një certifikatë personale është e pamundur, sipas një prove të Monitor. Ndonëse mund të hyhet në llogarinë e individit, kur i jep opsionin përdor, dokumenti nuk shkarkohet. Ndërkohë në faqe prej të paktën një muaj del njoftimi që Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile do të realizojë operacione mirëmbajtjeje dhe përmirësimi të sistemit elektronik të saj. “Ju informojmë se gjatë këtyre proçeseve mund të ketë ndërprerje të përkohshme apo ngadalësime në marrjen e të dhënave përmes ndërveprimit me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile”

Lehtësim apo makth

“E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet”, thuhet në faqen e e-albania.

Por, realiteti po tregon se këto shërbime, në vend të lehtësojnë bizneset dhe qytetarët po kthehen në një makth për ta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *