Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në Lezhë, aty ku 55-vjeçari dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e bashkëjetueses.
14-vjeçarja është ngacmuar nga njerku i saj, teksa ka qenë vetë nëna e së miturës që ka kontatuar abuzimin. Ngjarja ka ndodhur në një familje rome mesnatën e djeshme.
Nëna dyshohet se e ka kapur teksa kanë qenë duke kryer veprime të turpshme në një banesë tjetër.
Pas kësaj, partneri i saj ka dalë nga dritarja për të ikur tek shtëpia e tij.
Nëna së bashku me vajzën kanë bërë menjëherë denoncimin në polici për ngacmimin seksual, teksa 14-vjeçarja që prej ditës së djeshme po i qëndron të njëjtit version.
55-vjeçari me inciale B. B., është arrestuar që prej ditës së djeshme.