Policia e Elbasanit ka nisur hetimin në gjendje të lirë për edukatoren 57-vjeçare O. B., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një fëmije 5-vjeçar autik.

Në momentin e parë që prindërit kanë denoncuar rastin për dyshim për dhunë ndaj edukatores është marrë masa e pezullimit, deri ne verifikimin e plotë të rastit.

Një grup prej 6 ekspertesh përfshirë psikologe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Denoncimi vjen ditën kur task-forca e ngritur nga Ministria e Arsimit nisi kontrollet nëpër kopshte dhe çerdhe. Pak ditë më parë Ministrja e Arsimit Manastirliu paralajmëroi se do të ndëshkohen të gjitha shkeljet e kopshteve dhe toleranca për dhunën do të jetë zero.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *