Një incident është regjistruar në Tiranë, ku një i mitur është abuzuar seksualisht nga një 47-vjeçar.
Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale F.B., ka përdhunuar të miturin, i cili ishte punësuar në të njëjtin vend pune.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-arrestuan shtetasin F. B., 48 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. Xh., 37 vjeç, pasi shtetasi F. B. dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetas të mitur, i cili ishte i punësuar në menyrë të kundërligjshme, nga shtetasi T. Xh.;”, thuhet në njoftimin e policisë.
