Elhaida Dani dhe Ledian Agalliu kanë qenë në qendër të vëmendjes ditëve të fundit për një krizë mes tyre. Ishte një veprim në rrjete sociale nga ana e këngëtares, që u interpretua se mes çiftit të famshëm gjërat nuk ishin mirë.
Gjithçka nisi kur ndjekësit më të vëmendshëm vunë re se Elhaida nuk e ndiqte më Ledianin në Instagram, një detaj që shpesh interpretohet si shenjë krize apo përfundimi të një marrëdhënieje.
Megjithatë, ka qenë balerini që iu ka dhënë fund spekulimeve.
Balerini, gjatë mbrëmjes së djeshme të Festivalit të Këngës në RTSH, ka ndarë në rrjete sociale një foto të Elhaidës, e cila ishte e pranishme aty. Ky gjest u interpretua si një mesazh i qartë se lidhja e tyre është e fortë dhe larg thashethemeve.
Kujtojmë që këtë vit Elhaida Dani mban rolin e Drejtores artistike të Festivalit të Këngës, një detyrë me përgjegjësi të madhe dhe angazhim të lartë profesional.
