Zjarr ka rënë rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm në një banesë përdhese në lagjen “15 tetori” pranë kopeshtit nr. 5 ne Fier.
Banesa nuk ka patur shumë orendi, pasi në të banonte një person i vetmuar, në kushte të vështira ekonomike. Nga i ftohti ai ka ndezur zjarr të ngrohet, në mes të dhomës, pasi nuk ka patur orendi. Flakët kanë djegur mbi 50% të banesës, por fatmirësisht personi që banonte aty ka shpëtuar, pasi nuk ndodhej në banesë në momentin kur ka rënë zjarri.
Në vendngjarje forcat zjarrfikëse shkuan me 3 automjete dhe brenda afro 30 minutash bën të mundur fikjen e zjarrit.
Gjithashtu në vendngjarje shkoi edhe një autoambulancë si dhe grupi i eksperteve te policisë.
Përsëri në Fier sot në mesditë ka rënë zjarr tek zyrat e IKMT-së dhe zjarrfikëses së Fierit.
Punonjësit u evakuan nga godina, ndërsa zjarrfikësit punuan për shuarjen e flakëve. Dyshohet se zjarri u shkaktua nga një shkëndijë elektrike në njërën prej zyrave.
Policia dhe grupi hetimor në vendngjarje po hetojnë shkaqet e zjarrit.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”ONJLwm9H5Zo”]
