Sipas La Repubblica ato janë hedhur nga kati i katër i pallatit, teksa fëmijët e mitur kanë qenë brenda në banesë.

Fëmijët e njërës prej dy grave ishin të pranishëm në momentin e ngjarjes në shtëpi.

Media vendase raporton se frika se mund t’i hiqnin kujdestarinë e katër fëmijëve të saj, 3 deri në 9 vjeç, qëndron pas tragjedisë që solli vdekjen e 31-vjeçares me origjinë shqiptare.

Me të ishte edhe motra e saj 34-vjeçare, shumë e afërt me viktimën. Tragjedia vjen vetëm disa ditë pasi ishte caktuar seanca e radhës për kujdestarinë e fëmijëve.

Gruaja ishte ndarë prej disa kohësh nga i shoqi, dhe prej kohësh ishte viktimë e abuzimit. Burri u dënua gjithashtu me 4 muaj, por u shpall i pafajshëm për një akuzë të dytë.

Policia po vijon hetimet për shkaqet e tjera që mund t’i kenë çuar motrat në marrjen e aktit ekstrem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *