Dy aksidente kanë ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lushnjë.

Një person është përplasur nga një.mjet mbremjen e sotme në autostradën Lushnje Fier ne vendin e quajtur kryqëzimi i Savrës.  Avdyl Çullhaj,  87 vjeç ka qënë duke kaluar nga njëra anë në tjetrën dhe i ngarkuar me një barrë dru zjarri. I moshuari nuk ka përdorur mbikalimin por ka kaluar në autostradë. Mjeti tip fuoristradë me targa AA 048 GU ka ndaluar pasi e ka përplasur dhe ka njoftuar policinë dhe ambulancën. I moshuari është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes, por fatkeqësisht pas tre orësh ka humbur jetën. Kryqëzimi i Savrës është një pikë e zezë e autostradës, pasi aksidentet shpesh herë përfundojnë me fatalitete. Lushnje -Fier nuk ka nënkalime dhe mbikalime në disa pika dhe banorët kapërcejnë autostradën të kalojnë në anën tjetër për aktivitetet e tyre ekonomike.

Tjetër aksident në autostradë në Lushnje. Një 75 vjeçar është rrëzuar në autostradën Çermë Lushnje në afërsi të fshatit Golem. 75 vjeçari drejtonte një motoçikletë dhe ka rënë në rrugë. Dy persona që udhëtonin me një mjet pas tij kanë parë çfarë ka ndodhur dhe kanë ndaluar. I kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë ndaluar mjetet e tjera për mos t’a dëmtuar. Më pas kanë njoftuar policinë dhe ambulancën për t’a dërguar në spital. I moshuari ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton për shkaqet e aksidentit ndërsa paraprakisht dyshohet se ka humbur kontrollin e mokoçikletës me të cilën udhëtonte.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”Kjyg0esS08M”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *